Potenciali i Ousmane Dembele është i jashtëzakonshëm, por dëmtimet nuk po e lënë të qetë francezin e Barcelonës. Kundër Borussia Dortmund u ndal sërish dhe nuk ia doli të mbyllte ndeshjen e Champions League.
22-vjeçari ndjeu dhimbje në këmbën e djathtë, ky ishte dëmtimi i tretë gjatë këtij sezoni dhe i nënti në total gjatë aventurës në Spanjë. Rikuperimi i tij pritet të zgjasë rreth 6 javë, teksa nuk përjashtohet opsioni i një ndërhyrje kirurgjikale.
Diçka e tillë do e mbante minimalisht 3 muaj jashtë. Barcelona ka edhe një ide tjetër në lidhje me rikuperimin e Dembele. Sipas raportimeve të AS, klubi katalanas po mendon të ndihmojë lojtarin me një psikolog.
Dëmtimet e shumta e kanë lodhur psikologjikisht francezin dhe prezenca e një psikologu gjatë fazës së rikuperimit do ta ndihmojë për t’u rikthyer akoma edhe më i fortë. /abcnews.al