35-vjeçari, i cili u plagos me thikë në fyt mesditën e sotme në Himarë është nisur drejt Tiranës. Abcnews.al mëson se i plagosuri ka marrë dëmtim të laringut dhe ezofagut dhe ndodhet në gjendje kritike.
Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, ndërsa sipas policisë ngjarja shkak është bërë një konflikti i çastit.
Pas ngjarjes së rëndë, personi i plagosur rreth 35-vjeç u dërgua fillimisht në spitali e Himarës ku i është nënshtruar menjëherë një operacioni dhe më pas është transportuar drejt spitalit të Vlorës. Pasi gjendja e tij paraqitet kritike është nisur për mjekim më të specializuar në Tiranë.
Burime bëjnë me dije për ABC se ai ka pësuar fraktura edhe në trup dhe kokë. Tashmë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.
“Sot në Qendrën Shëndetësore Himarë, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjeksore një shtetas i paidentifikuar, i cili dyshohet se është dëmtuar me një mjet të mprehtë(thikë), si pasojë e një konflikti të çastit.
Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjeksore më të specializuar. Në vendngjarje ndodhet shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punon për zbardhjen identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al