Dëmtime te Napoli, Politano dhe Ndombele humbin sfidën ndaj Bologna

schedule17:21 - 26 Maj, 2023

schedule 17:21 - 26 Maj, 2023

Napoli po përgatit ndeshjen kundër Bologna të planifikuar për të dielën në “Stadio Dall’Ara” në orën 15:00, e vlefshme për javën e 37-të të Serie A.

Skuadra e Spallettit e nisi seancën stërvitore me punë taktike dhe në fund një ndeshje me fushë të reduktuar.

Politano dhe Ndombele e përfunduan seancën stërvitore para kohe, pas një dëmtimi të pësuar. Ndërsa Di Lorenzo u stërvit i veçuar./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!