Dëmtime edhe në Pezë, Basha: Duhet të bëhet vlerësimi

schedule18:15 - 1 Dhjetor, 2019

schedule 18:15 - 1 Dhjetor, 2019

Edhe në Pezë të Vogël, pranë kryeqytetit tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha. Rreth 40 shtëpi janë dëmtuar dhe ende nuk është përcaktuar nëse janë të banueshme ose jo.

Banorët e Pezës së Vogël, si të gjithë të prekurit nga tërmeti, nuk janë të sqaruar se çfarë do të bëhet me banesat e tyre dhe nëse do të ketë apo jo ndihmë financiarë nga shteti.

“Duhet të bëhet vlerësimi. Nëse shtëpia nxirret jashtë përdorimit, financohet e gjitha. Ndihma financiare është edhe një nga qëllimet e vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Basha.

Banorët dëshmuan se disa nga shtëpitë janë dëmtuar që në tërmetin e 21 shtatorit, por askush nuk ka marrë asnjë masë./abcnews.al