Tirana ishte shumë pranë fitores një ditë më parë me Teutën, por në minutat e fundit pësoi një gol dhe mori vetëm një pikë. Shtesat i dhanë një tjetër lajm të keq trajnerit Julian Ahmataj, i cili pa të ndëshkohet Agustin Torassa me kartonin e kuq.
Më parë e kishte pësuar edhe mbrojtësi Erion Hoxhallari dhe kështu Tirana në ndeshjen shtëpiake me Vllazninë do të duhet të bëjë pa këta dy futbollistë. Veç tyre, shqetësojnë edhe lojtarë të tjerë për arsye dëmtimesh.
Elton Cale, Albi Doka dhe Edon Hasani e ndoqën takimin e djeshëm me Teutën nga tribuna dhe trajneri Ahmataj shpreson që ata të rikuperohen për ndeshjen e radhës. Problem tjetër janë ata që rrezikojnë ndeshjen e radhës. Batha, Çelhaka, Halili dhe Ngo duhet t’i duhen kartonit të verdhë me Vllazninë, për të mos munguar ndaj Skënderbeut në Korçë. /abcnews.al