Borussia Dortmund është një klub, që investon shumë në afrimin e talenteve më të mirë të Europës, për t’i rritur ato dhe më pas për t’i shitur për shifra të frikshme.
Youssoufa Moukoko është një prej tyre. 16-vjeçari ka luajtur në 13 ndeshje në këtë sezon me Borussia Dortmund dhe ka arritur të shënojë 3 gola.
Por fatkeqësisht ai nuk do arrijë të tregojë veten e tij në pjesën e mbetur të sezonit. Djaloshi ka pësuar një dëmtim në ligament, që do e mbajë jashtë fushave të blerta deri në fund të sezonit.
ℹ️ Youssoufa #Moukoko fällt mit einer Bänderverletzung im Fuß für den Rest der Saison aus.
Gute Besserung, Junge! ? pic.twitter.com/EBhMlF0x1c
— Borussia Dortmund (@BVB) April 5, 2021
Lajmin e bën të ditur vetë klubi gjerman përmes një postimi në rrjetet sociale. Lajm i trishtë për të riun, teksa shpresojmë që ky dëmtim të mos e ndalë të rritet e të bëhet një nga më të mirët. /abcnews.al