Dëmtim ligamenti në stërvitje, lajme jo të mira për Edon Zhegrovën

schedule20:14 - 15 Qershor, 2020

schedule 20:14 - 15 Qershor, 2020

Talenti dardan, Edon Zhegrova, është dëmtuar në stërvitje me Baselin dhe 21 vjeçari, do të mungojë për disa javë. Siç njoftoi klubi zviceran, Zhegrova ka pësuar një dëmtim në ligamentin e këmbës së majtë.

Në faqen zyrtare, klubi zviceran shkroi: “Mesfushori i FC Basel, Edon Zhegrova, pësoi një dëmtim të ligamentit të brendshëm në këmbën e majtë, në një ndeshje të brendshme stërvitore javën e kaluar.

Pas disa analizave, tani është e sigurt që 21-vjeçari do të jetë jashtë deri në njoftimin e mëtejshëm dhe për fat të keq, do të humbasë ndeshjet e radhës të FC Basel. Klubi i Basel i uron Edon Zhegrovës një rikuperim të shpejtë dhe një rikthim në fushën e futbollit sa më shpejt të jetë e mundur”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!