Një lajm i keq për Shpëtim Duron dhe Laçin e tij, pasi një nga mesfushorët ka pësuar një dëmtim të rëndë.
Klinti Qato ka këputur ligamentin dhe kështu do të duhet të qëndrojë për të paktën gjashtë muaj jashtë fushave të blerta.
Pas largimit të Shehut e Deliut ai kishte mundësinë të kthehej në nëj titullar fiks, por tani duhet të mendojë për t’u rikuperuar. / abcnews.al