Demoralizohen ushtarët rusë, refuzojnë që të luftojnë në Ukrainë

schedule00:50 - 19 Maj, 2022

schedule 00:50 - 19 Maj, 2022

Lufta e nisur prej 24 shkurtit po lodh ushtarët rusë. Sipas një njoftimi nga inteligjenca brenda Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, ushtarët rusë janë demokralizuar dhe kësisoj po refuzojnë të luftojnë.

Në një njoftim përmes shërbimit Telegram, thuhet se disa njësi ushtarake të Regjimentit të 70-ë, në mënyrë të hapur kanë refuzuar marrjen pjesë në luftë dhe kanë kërkuar kthimin në zonat ku ishin zbarkuar fillimisht, raporton BBC.

Raportohet se komandantët e këtyre njësiteve, janë duke bërë çdo përpjekje që të fshehin rastet e mosbindjes. Për pasojë, sipas direktoratit, “ata i dërgojnë të pabindurit në zona edhe më të rrezikshme lufte, me shpresën që do të vriten më shpejtë”.

/abcnews.al