Në 25 Prill Partia Demokratike në qarkun e Kukësit fitoi 2 mandate duke dërguar në parlamentin e ri në shtator Flamur Hoxhën dhe Isuf Çelajn, i cili pas rezultatit pozitiv është rikthyer në Tropojë për të falënderuar demokratët për mbështetjen.
Ish-kryetari i bashkisë Besnik Dushaj thotë se PD fitoi thellë në të gjitha qendrat e votimit në Tropojë.
“Sot, me deputetin Isuf Çelaj dhe Kryesinë e Partisë Demokratike-Dega Tropojë… fitorja e thellë në të gjitha qendrat e votimit të rrethit tonë është prova më e madhe e forcës së dinjitetit të tropojanëve përballë presionit dhe pazareve të “rilindjes”.
Falenderim i përzemërt për qytetarët e Tropojës që pavarësisht presionit të madh nga partia-shtet nuk u nënshtruan, por e mbështetën fuqimisht Partinë Demokratike!
Mirënjohje dhe falenderim i përzemërt për të gjitha strukturat e PD-së Tropojë dhe për çdo demokrat për punën e jashtëzakonshme në arritjen e kësaj fitoreje spektakolare…beteja vazhdon” shkruan Dushaj.
Por mes 9 qarqeve që PD pritet që të kërkojë rivotim është edhe ai i Kukësit (lexo këtu)./ Abcnews.al