Demokrati Dean Phillips sfidon Biden, shpall kandidaturën për president të SHBA-së

schedule09:50 - 29 Tetor, 2023

schedule 09:50 - 29 Tetor, 2023

Një tjetër sfidë krahas Donald Trump për Joe Biden, është shpallja e kandidaturës për president e kongresmenit 54 vjeçar Dean Phillips. Për muaj të tërë, Dean Phillips bëri thirrje për një sfidë demokratike ndaj Presidentit Joe Biden.

Kongresmeni 54-vjeçar i Minesotës më në fund shpalli kandidaturën të premten në një event në Neë Hampshire.

“Është koha që pishtari t’i kalojë një gjenerate të re liderësh amerikanë”, tha ai.

Phillips ka shumë pak gjasa të mundë Biden. Megjithatë, kandidimi i tij ofron një sfidë simbolike për demokratët kombëtarë që përpiqen të projektojnë idenë se nuk ka arsye për të dyshuar në zgjedhjen e presidentit, edhe pse shumë amerikanë vënë në dyshim nëse 80-vjeçari Biden duhet të fitojë një mandat tjetër.

Ai tha në fjalimin e tij se do të përpiqej të përmirësonte ekonominë dhe paralajmëroi për çmimet e larta dhe “kaosin në kufirin amerikan”, të gjitha çështjet që janë dobësi të mundshme për Biden.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!