Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka ironizuar përplasjet mes demokratëve në Kuvend. Duke iu përgjigjur Ervin Salianjit për patronazhistët, Manja tha se këta të fundit janë instrument vullnetar për zgjedhjet.
Sipas tij, ata i kanë marrë të dhënat për zgjedhësit në biseda telefonike dhe ballë për ballë. Ministri me ironi u shpreh se ata nuk janë gati për zgjedhje, pasi ende nuk shohin njëri-tjetrin në sy.
Lexo edhe: “Mashtrues, je shpifës”, vila 750 mijë euro fut në sherr Bardhin dhe Spahon: Zhduku, s’të vjen turp
“Nuk ka asnjë mëdyshje se Rama ato që thotë nuk le hapësirë për mëdyshje se i thotë me zë të lartë. Nëse keni shqetësim për të dhënat personale votoni konventën. Sa për patronazhistët sepse gjithë filli për patronazhistët ishte, janë një instrument politik vullnetar për zgjedhjet. Të dhënat i kanë marrë të dhënat në biseda në telefon dhe kontakte të drejtpërdrejtë me njerëzit.
Nuk doni ta kuptoni ende këtë sepse ju akoma nuk shihni njëri-tjetrin në sy. Nuk është faji jonë që ne punojmë, ndërsa ju i mësoni zgjedhësit tuaj si të përdorin leva, sopata dhe dyer të blinduara. Në fillim thatë që shkak është blerja e votës, më pas thatë patronazhistë, pastaj gozhduat Lulin si humbës. A ka mundësi ta ndani mendjen se kush ishte faji i humbjes se po vinë zgjedhjet e tjera.
Ju nuk e keni mendjen por zgjedhje. Duhet të marrë masa kuvendi të vendosë ndonjë barrierë mes jush se zot na ruaj pastaj të ndërhyjë garda”, tha Manja, teksa iu referua përplasjes së sotme mes dy deputetëve demokratë Gazmend Bardhi dhe Edmond Spaho. g.v/avcbews.al