Grupi demokrat në Kuvend ka shkarkuar Rudina Hajdarin nga drejtimi i tyre duke vendosur në vend të saj Myslim Murrizin.
Abcnews.al mëson se vendimi është marrë pak kohë më parë mes debatesh të ashpra gjatë mbledhjes së grupit parlamentar dhe në fund është vendosur që Hajdari të mos e drejtojë më grupin duke vendosur në vend të saj Myslim Murrizin.
Debatet janë zhvilluar me argumentin se Hajdari nuk ishte transparente në lidhje në lidhje me vendimet që po merreshin në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.
Hajdari u sfidua edhe më parë në grup, ku Korab Lita pretendoi se kishte shumicën e deputetëve. /abcnews.al