Demokratët e Vlorës presin Berishën, ish-deputeti: Jam me doktorin për të hequr Lulin

schedule18:05 - 25 Shtator, 2021

schedule 18:05 - 25 Shtator, 2021

Pas Tiranës dhe Fierit, Sali Berisha mbrëmjen e sotme ndodhet në Vlorë në një takim me demokratët në kuadër të nismës së ashtuquajtur “Foltore” me qëllim bindjen e bazës për të rrëzuar vendimin e Lulzim Bashës që e përjashtoi nga grupi i PD-së. Ish-Presidenti Bujar Nishani, deputetë, ish-deputetë, kryetari i degës së PD-së në këtë qytet dhe një grup demokratësh pritën liderin historik.

Ish-deputeti Dashamir Tahiri ishte njëri nga njerëzit që ishte në krah të Sali Berishës. Ai shpjegoi arsyen e vendimit të tij dhe qëllimin. “Unë kam qenë i djathtë dhe mbetem. Kam qenë kundërshtar i Lulit, parimet e tij nuk bashkoheshin me të miat. Mbështes doktorin për lëvizjen e re për shkarkimin e Lul Bashës. Unë nuk kam ikur asnjëherë nga PD, kam ikur nga Lul Basha” tha ai. / Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!