Demokratët amerikanë këmbëngulin në idenë e tyre për të larguar nga Shtëpia e Bardhë presidentin Tramp. Kongresi amerikan do të votojë të enjten për procedurën që do të ndiqet për rrëzimin e Trump. Shtëpia e bardhë deklaroi duke thënë se ky proces nuk është i autorizuar.
Të enjten kongresi amerikan do të votojë për formalizimin e procedurave për rrëzimin e presidentit Tramp në lidhje me fazën e ardhshme të hetimeve ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë. Lajmi është konfirmuar nga kryetarja e kongresit, demokratja Nensi Pelozi.
Ajo shtoi se ky vendim do të garantojë transparencë dhe do të mundësojë një process të qartë për të ecur përpara.
Rezoluta e cila vendos procedurat për marrjen në pyetje, sipas deklaratës së Pelozit, do të jetë votimi i parë i kongresit në kuadër të hetimeve për rrëzimin e Trump. Pelozi theksoi se kjo masë merret për të eliminuar cdo dyshim për faktin se administrate e Trump mund të mbajë dokumente, të bllokojë dëshmitë dhe të injorojë mandatete e autorizuara.
Deri tani marrjet në pyetje ishin zhvilluar me dyer të mbyllura. Demokratët kishin këmbëngulur se nuk duhej një votim formal i Kongresit për të autorizuar hapat e mëtejshëm në procedurën për rrëzimin e Trump.
Ndërsa letra që Pelozi u ka dërguar demokratëve tregon qartë ndryshimin e qëndrimit të tyre. Lidershipi i demokratëve bëri të ditur se objektivi i këtij votimi është ripohimi i vlefshmërisë së të gjithë procesit. Dhe jo vetëm.
Vota e së enjtes konsiderohet e domosdoshme dhe për të reaguar ndaj akuzave të republikanëve dhe Shtëpisë së Bardhë, të cilët një javë më parë akuzuanb demokratët se nuk kishin garantuar një process të drejtë për presidentin Trump.
Por Shtëpia e Bardhë këmbëngul se procesi për rrëzimin e Trump nuk është i autorizuar. /ABC News Albania 24/7

