“Demokracinë nuk e japim me koncension”, Presidenca jep detaje rreth tubimit: Tani vetëm referendum

schedule16:11 - 24 Nëntor, 2019

schedule 16:11 - 24 Nëntor, 2019

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi në një postim në facebook ka bërë me dije se në 8 dhjetor, që përkon me ditën e rinisë, presidenti Meta do të organizojë një tubim mbarëpopullor.

Ndërkohë me një tjetër reagim në “facebook” Presidenca jep detaje rreth tubimit mbarëpopullor që pritet të mbajë kreu i shtetit.

Postimi i Tedi Blushit:

Të dashur kolegë gazetarë,

Interesimit tuaj të jashtëzakonshëm, për të mësuar sa më shumë detaje rreth tubimit mbarëpopullor të thirrur nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z ILIR META, në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, ju sqaroj se:

Nisja e Dialogut të Presidentit META me Shqipërinë ka për qëllim mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetutës!

Dialogun e Presidentit META me shqiptarët nuk mund ta ndalë ASKUSH, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet.

JEMI TË VENDOSUR DERI NË FUND: DEMOKRACINË NUK E JAPIM ME KONCENSION!

TANI VETËM DEMOKRACI DIREKTE!

TANI VETËM REFERENDUM!

SHQIPËRIA E PARA! ??

SHQIPTARËT MBI ÇDO GJË! ??/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!