Nga E.J. Dionne Jr, Washington Post
Amerikanët janë të dëshpëruar për sulmin që ndodhi në Kapitol nga një turmë e djathtë dhe sigurisht personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre, përfshirë Presidentin Trump.
Amerikanët duhet të përballen me realitetin, siç deklaroi Presidenti i zgjedhur Joe Biden, se “një grup protestuesish nëse do të ishin njerëz me ngjyrë ” do të “ishin trajtuar shumë më ndryshe” nga turma kryesisht e Bardhë e kryengritësve që po sulmonin demokracinë në bazë të një gënjeshtre të madhe.
Gjatë javës së parë të janarit 2021, Trumpizmi, një lëvizje që u përpoq të minonte demokracinë amerikane u mund dhe u diskreditua përgjithmonë.
Sigurisht që do të ketë akoma ekstremistë të djathtë, disa prej tyre të rrezikshëm. Por kjo nuk është e re. Nëse do të flasim për McCarthyism, Shoqata John Birch, Minutemen, një e katërta e Amerikanëve kanë mbështetur pikëpamjet radikale të djathta.
Vetëm nën udhëheqjen e Trump, trashëgimtarët e lëvizjeve të tilla fituan mbështetje nga Zyra Ovale.
Por vetën humbja e Trump nuk mund të ketë zbehur kërcënimin. Por tmerret në sallat e Kongresit – së bashku me pengesat vendimtare të GOP në balotazhet e Senatit të Georgias- shkaktuan një përvojë masive të konvertimit midis republikanëve të cilët për një kohë të gjatë nxitën një regjim të korruptuar dhe të rrezikshëm.
Trump do të përfaqësojë jo një kauzë fisnike të humbur, por një kthesë katastrofike.
Abuzimet e Trump me të vërtetën, armiqësinë e tij ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit, racizmin dhe ksenofobinë e tij, privilegjimin e interesave të tij mbi ato të kombit që ai udhëhoqi – të gjitha këto prirje ishin të dukshme që nga dita kur ai shpalli kandidaturën e tij për president në 16 qershor të vitit 2015.
Por shumë veta që u përpoqën të paralajmëronin për rreziqet që ai paraqiste u kritikuan vazhdimisht sepse nuk e kuptuan atë ose lëvizjen që ai drejtoi.
Në fakt, kritikët e tij kishin gjithmonë të drejtë që morën seriozisht çdo fjalë të tij. Trump e kuptonte se çfarë do të ndodhte kur ai të deklaronte se nuk do të pranonte humbjen.
Ai e dinte edhe për sulmin në Kapitol dhe e nënkuptoj gjatë një tubimi të mërkurën kur tha para mbështetësve se “nëse nuk luftoni si ferr, nuk do të keni më një vend. ”
Ky është i njëjti Trump që kemi njohur që nga viti 2015.
Megjithatë papritmas, kur u bë e pamundur të ndahen fjalët nga pasojat, republikanët ishin të tronditur. Pothuajse në momentet e fundit të presidencës së tij ata iu bashkuan Trumpit, duke shpresuar që besnikët e tij do të votonin edhe një herë në Georgia për t’i dhënë partisë kontrollin e Senatit.
Por ndodhi e kundërta. Në një Kapitol të plaçkitur dhe pesë viktima – përfshirë atë të oficerit të Policisë së Kapitollit Brian D. Sicknick – ata panë të vërtetën.
Dhe edhe pas gjithçkaje që ndodhi, 147 Republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin ende votuan për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve në Arizona dhe Pennsylvania.
Njëri prej tyre ishte Udhëheqësi i Minoritetit të Dhomës Kevin McCarthy (R-Calif.), i cili ka deklaruar me devotshmëri se “partizanët e të gjitha fronteve duhet fillimisht të bashkohen si Amerikanë”.
Po, amerikanët duhet të jenë më të fortë se kurrë dhe së bashku, por kjo kërkon të vërtetën për atë që ka ndodhur gjatë viteve në udhëheqjen e Trump dhe të margjinalizohen ekstremistët që luajtën një rol kaq të rëndësishëm në politikën republikane.
Kjo do të thotë gjithashtu se Biden dhe Partia Demokratike e fuqizuar rishtas duhet të sillen njësoj si në situata emergjente.
Një parti e larmishme duhet të minimizojë ndarjet e brendshme për t’u marrë me krizën e krijuar nga pandemia dhe një ekonomi në recesion, demokracia amerikanë duhet mbështetur me reforma që patën sukses gjatë vitit 2020 në fuqizimin e grupeve të reja të votuesve.
Në fund të fundit, ajo që për të cilën Trump nuk ra dakord ishte rregulli i shumicës. Ai u përpoq ta rrëzonte dhe dështoi. Amerikanët duhet ta përdorim shpërthimin e tij si një rast për një rilindje të demokracisë./abcnewws.al