Demokracia në Shqipëri, Guxholli e Lela: Mungon brenda partive e reflektohet kur vijnë në qeveri

schedule21:04 - 28 Maj, 2021

schedule 21:04 - 28 Maj, 2021

Këtë javë në “Bardh a Zi” në “sallën e gjyqit” me Erion Kriston dhe Ornela Gaçen është demokracia. Të ftuarit në studio kanë treguar pikëpamjet dhe përshtypjet e tyre për demokracinë në Shqipëri.

Gazetari Alfred Lela tha ndër të tjera se në vendin tonë mungesa e demokracisë mund të shihet që nga mënyra sesi funksionojnë vetë partitë politike. Lela tha brenda partive nuk ka demokraci dhe më pas realitetet qeverisëse që këto parti krijojnë janë po ashtu thuajse demokratike.

Kurse Suzana Guxholli u shpreh se në Shqipëri ka pasur disa përpjekje për të sjellë struktura demokratike, por këto përpjekje sipas saj historikisht janë bërë “pluhur”.

“Kemi një parlament që po tentojnë ta pastrojnë nga kriminelët, krimi i organizuar, mungon barazia para ligjit, korrupsion në gjyqësor. Partitë politike, de jure kanë copy paste ligjet e huaja, por parimet bazë të demokracisë nuk respektohen nga partitë, dhe pastaj këto reflektohen kur ato dalin në qeverisje.”

Ndërsa, sa i përket shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH, zonja Suzana Guxholli tha se duke marrë parasysh tetë vitet që ajo ka punuar me të, akuzat për korrupsion nuk mund t’i pranojë.

“Nuk dolën prova as të vogla as të mëdha, që ishte implikim direkt i Berishës tek Gërdeci.  Ta bënin në momentin që ndodhi, e quajtën burrë shteti, qeverisjen e cilësuan ndër më të mirat…Informacionin e marrin kryesisht nga ambasadorët.”

Duke u kthyer tek mungesa e demokracisë në vend, Alfred Lela solli në vëmendje se në PS prej 12 vitesh nuk bëhen zgjedhje, ndërsa kryetari i PD, Lulzim Basha lexoi listën e kandidatëve për deputetë në një mbledhje zoom-i, ku pjesëmarrësit nuk kishin as të drejtë fjale. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!