Juventusi do të lëvizë në merkato, si në hyrje edhe në dalje. Bardhezinjtë mund të shesin mbrojtësin Merih Demiral, për të cilin interesohen disa klube. Në Itali Milani ka shprehur interesim, ndërkohë në Angli Manchester Unites e Arsenal po duelojnë për të.
Shuma që kërkon Juventusi kap vlerën e 40 milionë eurove. Sa i takon lëvizjeve të tjera, torinezët duan një portier për të ardhmen dhe Gigio Donnarumma është dëshira e madhe. Gjithashtu objektiv është edhe rinovimi i kontratës me polakun Szczesny dhe kolumbianin Cuadrado.
Në listën e objektivave për të rinovuar është edhe mesfushori francez Blaise Matuidi. Kontrata e tij i përfundon në vitin 2020, por mund të zgjatet përmes klauzolës që ka në kontratë. /abcnews.al