“Demin” Ferati e duan kampionët e Finlandës, Maloku firmos te Decic

schedule20:16 - 14 Janar, 2021

schedule 20:16 - 14 Janar, 2021

Besnik Ferati la Superioren, kurse Elvir Maloku ishte pranë firmës me Vllazninë. Tashmë të dy janë në qendër të vëmendjes dhe i pari me shumë mundësi do të luajë në Finlandë në sezonin e ardhshëm.

Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ka një ofertë nga Helsinki, skuadra kampione e sezonit të fundit. Mesfushori, i cili u largua nga Partizani, kishte edhe një propozim nga Struga Trim & Lum.

Sa i takon Malokut, ai nuk e pranoi ofertën e Vllaznisë. Kërkesat e tij financiare ishin të tjera,ndërkohë që nuk e dëshironte një kalim në Kosovë. Së fundmi ai ka pranuar të luajë në Mal të Zi, ku ka firmosur me klubin shqiptar të Decic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!