Demi: Ta lëmë Mehmetin të punojë, llafe mund të kishte për Ramën

schedule21:48 - 2 Maj, 2022

schedule 21:48 - 2 Maj, 2022

Gaz Demi ka thyer heshtjen. Presidenti i Partizanit, në emisionin “Rubrika Sportive” preku shumë tema dhe sigurisht nuk mund ta shmangte atë të trajnerit.

“E para e punës, Mehmeti është trajner i Partizanit, nuk ka asnjë lloj diskutimi. Nuk jemi duke diskutuar me asnjë lloj trajneri, nuk më pëlqejnë këto gjëra abuzive. Për mua është 100% diversion.

Siç e kemi marrë Mehmetin dhe e kemi ulur në tavolinë, edhe kur e morëm nuk i vumë litarin në fyt. Mehmeti deri tani ka bërë punë të mirë. Sigurisht, çdo njeri mund të kritikohet, edhe unë.

Ju e dini si u ndamë me trajnerin më të mirë, Ilir Dajën, nuk pati fat. Në këtë mënyrë Mehmeti me të mirat e të këqijat e tij po bën mirë. Le ta lëmë të punojë”.

“Mund të kishte thashetheme që Partizani mund të interesohet për drejtor sportiv, por as kjo nuk është reale. Te kjo mund të flitej, por jo për trajnerin. Ajo është punë e presidentit”.

“Mendoj se Mehmeti e njeh presidentin dhe drejtorin dhe e di që nuk jemi njerëz që merremi me thashetheme e intriga, i kemi gjërat të hapura” .

“I uroj nesër të ketë fat, se do të jetë ndeshje shumë e vështirë, dy ekipe në një vend. Kukësi është skuadër e fortë, kemi edhe mungesa. Shpresojmë që Mehmetit t’i ecë nesër dhe çunat t’ia shpërblejnë me lojë”.

“Premio për fitoren ndaj Kukësit? Ç’ është ky muhabet premio për çdo ndeshje?! Ata e kanë një premio nëse e arrijnë Europën. Ata marrin rrogën, për atë paguhen.

E nisëm për kampion e ishim duke rënë nga kategoria. Tani kemi gëzim se jemi në vend të tretë, lufta do të jetë deri në fund, janë edhe 5 javë”, përfundoi Demi. / abcnews.al