Demi Lovato përfundon sërish në rehabilitim tre vjet pas mbidozës

schedule18:49 - 9 Janar, 2022

schedule 18:49 - 9 Janar, 2022

Demi Lovato ka përfunduar sërish në rehabilitim. Page Six raporton se këngëtarja u kthye në Utah për t’u trajtuar por tani ndodhet në shtëpinë dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Lovato është e përkushtuar për mirëqenien dhe shëndetin e saj mendor pas mbidozës fatale në vitin 2018.

Në muajin Mars, Demi zbuloi se kishte qenë pranë vdekjes kur asistentja e saj e kishte gjetur pasi kishte kaluar mbidozë. Asokohe, ylli i muzikës pop u dërgua në spital pasi u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj në Los Angeles. Pësoi sulm në zemër dhe mjekët i kishin thënë se nuk mund të shpëtonte.

Demi Lovato: my masculine and feminine energy are equal | Fox News

Më la me dëmtime në tru dhe sot ende i vuaj pasojat. Nuk mund t’i jap makinës sepse kam pika të verbra në shikimin tim. Gjithashtu për një kohë të gjatë, e kisha shumë të vështirë të lexoja.“, u shpreh këngëtarja.

Demi Lovato Returns Home After Yet Another Rehab Stint - California News Times

/abcnews.al