Demi Lovato flet për momentin kur u tha prindërve se mund të martohet me një grua

schedule15:30 - 31 Janar, 2020

schedule 15:30 - 31 Janar, 2020

Demi Lovato foli pa doreza për momentin kur u tha prindërve se një ditë “mund të përfundonte krah një gruaje.”

Në një intervistë me Andy Cohen për Radio Andy në Sirius XM, 27-vjeçarja diskutoi seksualitetin e saj dhe u shpreh se “është ende në proces e sipër.” Ajo u tha për herë të parë prindërve se tërhiqet seksualisht edhe nga vajzat në vitin 2017.

“Ishte një moment emocional, por shumë i bukur,” tha Demi. “Pasi u rrëfeva, fillova të dridhesha dhe të qaja. U mbusha me emocione. Babi reagoi sikur të ishte diçka e natyrshme. Për mamin isha në gjemba, por ajo më tha që do që unë të jem e lumtur. Kaq gjë e bukur, jam shumë mirënjohëse.”

Pas më shumë se një viti larg vëmendjes mediatike, Demi Lovato u kthye sërish në qendër të vëmendjes duke u ngjitur në skenën e Grammy Awards 2020, për t’iu kthyer sërish muzikës, që pas mbidozës së vitit 2018. Lovato debutoi me një këngë të re, “Anyone.” Teksti i këngës u shkrua nga vetë Demi para se të shtrohej në spital. Pak kohë më parë, ajo e quajti këngën “një klithmë për ndihmë.”/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!