Demi: Ky futboll na la pa lekë, Rama e zgjidh për një sekondë. Të mos dëgjojë servilët

schedule16:42 - 23 Shtator, 2020

schedule 16:42 - 23 Shtator, 2020

Gaz Demi ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për situatën e bojkotit në futbollin shqiptar. Klubet po presin plotësimin e 4 kërkesave nga qeveria dhe sezoni i ri nuk po fillon. Në një prononcim për gazetën Tema, presidenti i Partizani tha:

Ka qenë një takim konstruktiv, serioz dhe korrekt. Ardhja e përfaqësuesit të qeverisë është një mbështetje e madhe për sportin. E dimë që Fideli (Fidel Ylli, negociatori i qeverisë) është një njeri i sportit dhe nuk mendojmë që do e përdori politikisht, për përtime politike. Fideli ka dhënë një opinion të vetin, por tek e fundit vendimet i merr Liga.

Kjo nuk është një histori e sotme, por prej një viti, që ato kërkesa që kemi bërë janë një minimum, sepse janë bërë më shumë në takimin e parë ku i pranishëm ka qenë dhe kryeministri Rama. Ne diskutuam me shumë korrektesë me zotin Ylli dhe ai na mirëkuptoi. Do rrimë në qetësi këtë javë, nuk do flasim, por ama dhe ne duhet të presim diçka nga qeveria.

Duket sikur është bërë personale kjo puna me qeverinë. Asnjërit nga Liga nuk është se i interesojnë takimet, ne na intereson të zgjidhet ky problem madhor i joni. Kërkesat? Këto katër kërkesa duket sikur janë futur vetëm për futbollin. Qeveria po të ketë disa dashamirës ekonomist, e ka një sekondë aprovimin.

E kuptoni që sporti nuk është thjeshtë Liga, por është edukimi i brezave dhe atje edukohen breza pasi nuk dalin të gjithë futbollistë. Nga një ndërmarrje informale që është shumica e futbollit shqiptar dhe unë që quhem nga më të rregulltit, shoh që nuk ka asnjë ndihmesë.

 E kuptoni që është shumë turp. Kam qenë me një kolegun dhe mikun tim trajnerin Ilir Daja, ku kemi bërë një bisedë miqsh. A e dini ju që 11 fusha ka sot Tirana, që ka 1 milion banorë. Ka pasur 11 fusha plus me 250 mijë banorë. Ndoshta jemi vendi i rrallë në botë, as Afrika, asnjë vend, që kemi 1 fushë për 100 mijë banorë! Kërkesat tona janë shumë normale, pa i vendosur litarin në fyt askujt.

LEXO EDHE: Fidel Ylli i prerë: Nisni kampionatin dhe takohemi me kryeministrin Rama

Jo më shumë se para disa vitesh, futbolli ynë pati sukses dhe shkoi në Euro 2016. Kryeministri ynë i nderuar shkeli rregullat dhe u dha pasaporta diplomatike, jashtë normaliteti. Nuk mund të gëzohemi me futbollin vetëm kur ka suksese. Ne duhet ta ndihmojmë futbollin që të ketë gjithmonë suksese, dhe për të pasur suksese duhen të vendosen disa rregulla dhe ligje.

Ça investohet në futboll janë vetëm viktima të këtyre viteve. Unë u bëra vite, por ka raste që nuk paguaj dot as qejfet e mia personale, sepse lekët mi ka marrë futbolli. Kështu që kjo punë duhet parë me seriozitet, meqenëse dhe Fideli thotë se është serioze, unë e besoj, kjo është pesë minuta punë. Çohen në Komisionin e Ekonomisë pasi të gjitha janë të shqyrtuara me ekspertë.

Nëse kryeministri jonë do të dëgjojë pseudo-ekspertët e vet që janë ca servila në forma të ndryshme, atëherë kjo punë nuk do të bëhet asnjëherë. Por, dhe ne s’kemi ça bëjmë më shumë, nuk kemi çfarë humbim, prandaj kemi marrë këtë vendimin e fundit, sepse ka qenë përpara 1 viti që ne të mos luanim.

 Presidenti i Federatës, meqenëse ishte ai si koordinatori jonë, e mori përsipër për të zgjidhur këto probleme, por nuk u zgjidhën. Tani nuk mund të zgjidhim vetëm kur kemi nevojë për politikë, lë ta zgjidhim për brezat e rinj.

Pro apo kundër bojkotit? Në karakterin tim nuk jam ekstremist. Kjo lëvizje është bërë sepse ka ardhur aty ku nuk mban më litari, jam bashkë me ta për lënien e futbollit, lënien e topit dhe lënien e edukimit. Se duke lënë topin, lihet dhe edukimi sepse ndeshjet janë ato që rrisin nivelin. Nuk jam ekstremist për këto gjera, por janë disa gjëra që i kërkojmë minimale që mund të zgjidhen.

Dhe në qoftë se siç na tha i deleguari i kryeministrit, i parlamentit që dhe unë fatmirësisht e kam mik dhe kam të drejtë ta besoj, siç kanë të drejtë dhe të tjerët të mos ta besojnë sepse u bë një kohë e gjatë që asnjë gjë nuk bëhet. Prandaj jam plotësisht dakord me bojkotin për momentin“, përfundon Demi. /abcnews.al