Këshilli i ministrave këtë të mërkurë në kuadër të planit për rindërtimin pas dëmëve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ka miratuar fondin për Bashkinë e Kamzës dhe të Kavajës.
Sipas këtij vendimi rezulton se fondi i përgjithshëm për të dy bashkitë kap vlerën 510 milion e 240 mijë lekë, që do të përdoret për rikonstruksionin e banesave individuale dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat) të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit.
Në kuadër të këtij fondi është parashikuar që për Bashkinë e Kamzës shkojnë rreth 163 mln lekë, ndërsa pjesa tjetër për atë të Kavajës. Vendimi i miratuar sot hyn në fuqi menjëherë, ndërsa zbatohet nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe dy bashkitë përkatëse./abcnews.al