Në replikë me gazetaren Zamira Koleci në studion e ABC, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se nuk mund të vërtetohet nëse semaforët në Tiranë i ka fikur apo jo bashkia edhe pse pretendohet se janë dëmtuar nga protestuesit.
Ajo tha se ata që ushtrojnë dhunë dhe vandalizëm bëjnë viktimë Edi Ramën duke e përjashtuar faktin se LSI mund të jetë organizatore e protestës.
“Klodian Rashën e vrau arroganca. Ku e dini ju që semaforët nuk i ka fikur bashkia. Shkojmë tani bashkë pas emisionit i shohim. Unë mendoj që nga ana gazetareske, ashtu si po paguajmë shëndetësinë falas nga 10 mijë euro. Mendoj se kush ushtron dhunë dhe vandalizëm, bën viktimën Edi Ramën. Ajo pema e vitit të ri nëse është blerë 5 mln lekë tani do shkojë 50 mln lekë“, u shpreh Kryemadhi./mv.abcnews.al