Dëmet nga përmbytjet, banorët kthehen shtëpitë me ujë dhe baltë

schedule16:10 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 16:10 - 13 Dhjetor, 2021

Qerim Memiko dhe familja e tij nga fshati Ferras i Fierit e kaluan natën në makinë. Sot u kthyen në banesë dhe u përballën me dëmet e shumta të shkaktuara nga përmbytjet.

Siç duket nga pamjet në katin e parë të shtëpisë ka ende ujë dhe baltë.

“Kur erdhi uji dje u çmendëm gruan e kam të sëmurë është me diabet i vajti dje 300-350. Shtëpitë ikën mbaruan. Do mundohemi ti pastrojmë po ku do flemë lagështia. Qeveria është e para dhe bizneset të na ndihmojnë kush të mundet. Shyqyr që doli dielli do ngrohemi po natën ku të flemë. Se të tërë kanë hallet e tyre. të tëra na janë shkatërruar”, ka thënë ai.

Edhe familje të tjera janë dëmtuar shumë.

“Sado i ngritëm divanet i ka zënë uji. Me djalin e sëmurë ka fjet këtu në ujë djali shihe. Kam nevojë për ndihëm nga qeveria”, shprehet një tjetër qytetare.

“U përpoqëm ti ngrinim sendet po prapë i kapi uji. Uji në shtëpi vajti 1 metër e 20 cm. hyri nga dritaret. Ikëm nëpër gjitonë mbrëmë nëpër shokë. Me të keq”.

“Pompa s’punon shteti të më hapë kanalin që të ikë uji është shtëpi e 70 kur kanalet kullonin”, ka thënë një tjetër qytetare,

Banorët e Ferrasit nuk kanë besim se do dëmshpërblehen.

Jemi përmbytur shumë herë po shteti vetëm një herë na ka dhënë.”

“Në 2015 me ra banesa nga lumi ja ku i kam letrat s’më dha gjë shtetit. E prapë e bëra shtëpinë tani mu përmbyt prapë. Zararin e ka bërë kanali i madh që e bënë përgjysëm. Armando Subashi me hajdutët me paret e shtetit se bëjnë punë saktë. Jemi në gjëndje katastrofe. Mbrëmë me plakën fjetëm në soletë lart. Na mbyti kanali i martinës se e lanë për gjysëm”.

Drejtori i emergjencave Maksim Zaka bën të ditur se në Qarkun e Fierit janë përmbytur afro 100 banesa, pjesa më e madhe ndodhen në Ferras.

S’patëm humbje njerëzore kjo është një gjë shumë e mirë. Doli urdhri në mëngjes nga kryetari i Bashkisë dhe janë ngritur grupet e komisioneve që do vlerësojnë dëmet tani do nisim verifikimet”, ka thënë ai

Edhe në Novoselë të Vlorës aty ku Vjosa doli nga shtrat uji është tërhequr. Niveli ka shkuar në 6.4 metër nga 8 që ishte mëngjesin e së dielës. Gjithsesi shumë toka bujqësore janë ende nën ujë. /abcnews.al