Dëmet në protestat e bulevardit/ Gjykata Administrative rrëzon bashkinë anulon gjobat ndaj PD

schedule16:42 - 4 Nëntor, 2019

schedule 16:42 - 4 Nëntor, 2019

Gjykata Administrative e Tiranës shfuqizoi gjobat e vendosura nga Bashkia e Tiranës në ngarkim të Partisë Demokratike për protestat e zhvilluara në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Bashkia e Tiranës kishte gjobitur Partinë Demokratike, për dëmet e shkaktuara gjatë protestës së thirrur prej saj në 16 Shkurt.

Por sipas Gjykatës Administrative Bashkia Tiranë ka shkelur ligjin me vendimet e saj dhe ka urdhëruar: Shfuqizimin e akteve administrative të Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, konkretisht  “Akt Konstatimi mbi kundërvajtjet administrative” si dhe “Procesverbalin mbi kundërvajtjet administrative” dhe “Procesverbalin shoqërues të percaktimit të dëmshpërblimit mbi kundravajtjet administrative”, të lëshuara në 16 shkurt si dhe vendimin e 24 Prillit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Nga 16 shkurti i këtij viti deri në muajin korrik opozita zhvilloi 10 protesta kombëtare në bulevard duke kërkuar largimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!