Kryeministri Edi Rama fillimisht është ndalur në Lezhë për tu njohur nga afër me situatën atje.
I shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, Rama theksoi se falë punës që është bërë nga autoritetet , dëmet e shkaktuara janë të vogla.
Pjerin Ndreu po ashtu bëri me dije se ndërtimet pa leje kanë qenë të shumta, ndërsa shtoi se puna ka vijuar çdo ditë duke shmangur edhe katastrofat që mund të shkaktonin reshjet e dendura, duke theksuar se janë evakuuar rreth 40 familje.
“Për tej këtyre detajeve Lezha ka mbajtur shumë mirë. Nëse nuk do të ishte bërë gjithë kjo punë nuk do të ishin evakuuar rreth 40 familje, por shumë e më shumë. Niveli i reshjeve është 2 herë më i madh se në 2010, por gjëja me rëndësi është se kur vjen një intensitet i tillë reshjesh as Parisi nuk ka çfarë bën, por testi është të tërhiqet uji dhe të bëhet mbrojtja e banesave. Kujtojmë se në 2010 u mbushën, palestrat, konviktet dhe u bë hataja”, tha Rama.
Sakaq Ndreu tha se Zadrima mbetet e vetmja zonë që mund të shfaqë më shumë problematike.
/abcnews.al/

