SHBA, 800 000 dollar për restaurimin e zonave historike që u dëmtuan nga tërmeti

schedule17:11 - 5 Mars, 2020

schedule 17:11 - 5 Mars, 2020

Tërmeti i 26 nëntorit veç jetëve që mori shkaktoi dëme të konsiderueshme në banesa.

Të paprekura nuk mbetën as vende të rëndësishme historike dhe turistike si kalaja e Krujës si dhe site historike në Durrës dhe Prezë.

Sa i përket dëmeve të bëra sitet e përmendura më sipër, ambasadorja e SHBA-ve ka konfirmuar me anë të postimi në llogarinë e saj në Twitter kontributin e vendit të saj në procesin e restaurimit.

Zonja Yuri Kim thotë se është takuar me Ministren e Kulturës Elva Margariti për t’i konfirmuar se SHBA-të do të shpenzojnë 800,000 dollar për të riparuar dëmet që shkaktoi tërmeti në Kalanë e Krujës si dhe në sitet historike të Durrësit dhe Prezës.

Në fund të postimit të saj ambasadorja skruan “Ne qëndrojmë gjithmonë me Shqipërinë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!