Dembele vonon vendimin për të ardhmen e tij ndërsa pret që të hiqen sanksionet e Chelsea

schedule16:45 - 31 Maj, 2022

schedule 16:45 - 31 Maj, 2022

Mesfushori i Barcelonës, Ousmane Dembele, nuk po nxitonte qëllimisht me të ardhmen e tij, pasi priste heqjen e sanksioneve nga Chelsea në Londër.

Kujtojmë se kufizimet për blutë u hoqën mbrëmjen e djeshme, ndaj klubi tashmë mund të negociojë në merkato.

Sipas gazetarit Nick Purewell, Dembele do të duhet të zgjedhë midis tre opsioneve. Tani për lojtarin janë të interesuar Bayern Munich, Chelsea dhe PSG.

Prania e trajnerit Thomas Tuchel mund të ndikojë në vendimin e Dembeles për t’u transferuar te Chelsea. Francezi e ka quajtur vazhdimisht Tuchelin si mentorin më të mirë në karrierën e tij. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!