Prej kohësh tashmë një ndër temas e diskutimit brenda klubit të Barcelona është dhe ofrimi i një kontrate të re anësorit francez të krahut të djathë, Ousmane Dembele, pavarëisht sezonit të keq që ka kaluar për shkak të dëmtimeve.
Francezi 25-vjeçar pëlqehet shumë nga tekniku Xavi, me këtë të fundit që e shikon si një “bashkëpunues” perfekt për “bomberin” e sulmit, Robert Leëandoëski dhe për këtë aryse klubi ka vendosur t’i ofrojë rinovimin anësorit.
Kontrata e re pritet të skadojë në vitin 2027, teksa do të ketë një klauzolë prej 100 milionë eurosh. Ndërkaq, e vetmja pikë e padiskutuar me francezin, por deri më tani, mediat spanjolle raportojnë se gjithçka po shkon mirë dhe firma do të vijë në ditët në vijim. /i.m /abcnews.al