Dembele lojtar i lirë, ofertën “identike” si e Ansu nuk mund ta refuzojë

schedule20:45 - 2 Korrik, 2022

schedule 20:45 - 2 Korrik, 2022

Pavarësisht se paga e tij do të ulet me 40% në krahasim me kontratën e tij të mëparshme, klubi beson se francezi do të nënshkruajë sepse dëshiron të vazhdojë te Barça.

Barcelona ende nuk ka hequr dorë nga Ousmane Dembele, edhe pse që nga 1 korriku, anësori francez ka pushuar zyrtarisht të jetë lojtar i Barçës, pas përfundimit të kontratës së tij më 30 qershor.

Por gjithsesi në “Camp Nou”  vazhdojnë të mendojnë se francezi mund të qëndrojë katalanas. Kjo pasi dëshira e lojtarit është në mbajë veshur fanellën e Barçës, i cili gjithashtu pret një përmirësim të ofertës për të firmosur kontratën e re.

Pavarësisht se me propozimin e ri sulmuesi francez do ta shihte pagën e tij të reduktuar me 40%, te Barça e bëjnë të qartë se ai do të ishte në të njëjtin nivel rroge me Ansu Fati, ylli i madh i Barcelonës dhe të cilit klubi i beson verbërisht se ai mund të drejtojë projektin afatgjatë të skuadrës. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!