Ndryshon kursi. Ousmane Dembele mund të qëndrojë te Barcelona dhe palët janë shumë pranë marrëveshjes së plotë.
Kanë mbetur disa detaje që sulmuesi anësor të nënshkruajë me katalanasit. Gjithsesi tani duhet që Barcelona ta ndaje mendjen përfundimisht.
Palët kanë disa muaj që diskutojnë për kontratën e re dhe u duk se ishin shumë larg. Dembele në gjysmën e dytë të sezonit u paraqit mirë dhe Xavi do e donte në skuadër.
Gjithsesi gjithçka varet nga financat, që në fakt te klubi i LaLiga kanë qenë problem kohët e fundit. / abcnews.al