Ousmane Dembele ka dhënë një intervistë për “Mundo Deportivo”, ku ka folur për rinovimin e tij me Barcelonën duke treguar kështu se si ka qëndruar e gjithë e vërteta deri në qëndrimin e tij në “Camp Nou”.
Në fakt, 25-vjeçari pohon se ai ishte gjithmonë ishte i qartë se do të vazhdonte te Barça.
Më në fund ju rinovuat, megjithëse gjithmonë keni thënë se dëshironi të vazhdoni dhe i keni thënë edhe Xavit. Pse u desh kaq shumë kohë për të arritur një marrëveshje? Gjithmonë i kam thënë Xavit se doja të vazhdoja këtu, nëse ai vonohej ishte për shkak të negociatave, por gjithmonë kam thënë se dua të vazhdoj te Barça dhe në fund jemi të gjithë të lumtur.
Madje u tha se tashmë keni pasur një paramarrëveshje me një klub, si qëndron e vërteta? Nuk kishte asgjë nga këto, fola vetëm me drejtuesit e skuadrës, dhe përfaqësuesit tim i thashë vetëm Barcelona.
Në një moment keni pasur frikë për vazhdimësinë tuaj në “Camp Nou”? Jo, kurrë, kurrë. I jam përkushtuar të jem i fokusuar në fushë dhe të luaj dhe kam qenë gjithmonë i bindur se do të rinovoj, kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Xavi dhe gjithashtu me presidentin dhe me Mateu Alemany. Është çështje negocimi dhe të tjerat janë gjëra të futbollit. Por unë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë që nga dita e parë me Laporta, Yuste dhe Alemany, me të gjithë. /f.a/abcnews.al