Pas “turpërimit” të “bardhebluve” të Tiranës, në “Selman Stërmasi”, nga “rrogozhinasit” e Egnatias, të cilët përmbysën gjithçka duke siguruar 3 pikët në kryeqytet falë rezultatit 3 me 2, në orën 17:00 do të zhvillohet dhe ndeshja e fundit e vlefshme për javën e 9 të Kategorisë Superiore, mes “shijakasve” të Erzenit dhe “Demave të Kuq” të Partizanit.
Partizani i drejtuar nga tekniku i përkohshëm, Arbër Abilaliaj vjen nga një formë e jazhtëzakonshme, teksa pas fitores 4 me 3, ndaj Kukësit në “Arenën e Demave”, mposhti Tiranën në “derbin e kryeqytetit”, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1 dhe tashmë kërkon fitoren e 3-të radhazi në kampionat.
Në krahun tjetër, “shijakasat” e drejtuar nga teknikut, Alfred Deliallisi kërkojnë shkëputjen nga “zona e ftohtë” e tabelës, teksa momentalisht ndodhen në vendin e 7 të renditjes, me 11 pikë, po aq sa Teuta e vendit të 8 dhe vetëm 1 pikë më shumë se Kukësi i vendit të 9.
Formacionet zyrtare:
Erzeni: Hasanbelli, Kacbufi, Atanda, Sadiki, Peposhi, Maliqi, Kahrimanoviç, Alba, Migone, Mihana, Zeka
Trajner: Alfred Deliallisi
Partizani: Hoxha, Atanaskoski, Koçijan, Bytyçi, Murataj, Maget, Mehmeti, Rrapaj, Taipi, Cara, Bintsouka
Trajner: Arbër Abilaliaj /i.m /abcnews.al