Partizani do të prezantojë këtë të dielë, trajnerin e ri, i cili do të marrë drejtimin e “Demave të Kuq”, në një fazë të nxehtë të kampionatit, pak javë pas largimit të kroatit Zoran Zekiç drejt skuadrës së Osijek.
Deri në këtë moment, kampionët në fuqi të Superiores janë drejtuar nga Arbër Abilaliaj, i cili mban postin e drejtorit sportiv, teksa nga dita e nesërme do të zgjidhet përfundimisht çështja e trajnerit dhe vlonjati Abilaliaj do të kaloi në postin e tij natyral.
Njoftimi ka ardhur nëpërmjet një postimi në faqen zyrtre, me klubin e Partizanit, të cilët kanë bërë me dije se nesër në orën 13:00, në ambientet e stadiumit “Arena e Demave” do të bëhet prezantimi i trajnerit të ri. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i klubit: