Demarkacioni, ndërpritet seanca pas hedhjes së gazit lotsjellës

schedule12:26 - 21 Mars, 2018

schedule 12:26 - 21 Mars, 2018

Sot paradite ka rinisur seanca në Kuvendin e Kosovës për miratimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Por kjo seancë ka zgjatur vetëm pak minuta, ajo u  ndërpre për herë të parë pas hedhjes së gazit lotsjellës në sallë, pikërisht kur do të niste procesi i votimit. Kjo situatë ka detyruar kryetarin e Parlamentit Kadri Veseli të ndërpresë seancën. Edhe pas rifillimit të seancës rreth një ore më pas, salla është mbushur sërish me gaz lotsjellës, çka ka detyruar sërish ndërprerje.

Sipas mediave kosovare janë tre deputetët tëVetëvendosjes Sami Kurteshi, Fitore Pacolli e Xhelal Sveçla ata që kanë hedhur gazin lotsjellës.

Një ditë më parë në seancë u zhvilluan debate rreth amendemanteve të marrëveshjes se demarkacionit te kufirit me Malin e zi. Ndërkohë edhe sot nuk dihet ende nëse koalicioni qeverisës i drejtuar nga Ramush Haradinaj i ka 80 votat e duhura për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!