Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Malit të Zi për vijën e demarkacionit do të votohet nga pala kosovare ditën e dielë. Ka qenë Kryesia e Kuvendit, që pasditen e së premtes ka marrë vendimin për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme më 18 shkurt, ora 18:00.
Kundër ka qenë deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila ka deklaruar se Kryesia ka vendosur pa kuorumin e nevojshëm. Duke theksuar se marrëveshja i fal Malit të Zi 8 mijë e 200 metra tokë, Haxhiu ka nënvizuar se ajo është një mashtrim për qytetarët e Kosovës.
Haxhiu ka bërë me dije se Vetëvendosje do ta kundërshtojë atë. Por, sa i takon veprimeve që do të ndërmerren, ato do të vendosen në një mbledhje të strukturave të lëvizjes./abcnews.al
Demarkacioni, Kosova voton të dielën paktin me Malin e Zi
schedule22:31 - 16 Shkurt, 2018
schedule 22:31 - 16 Shkurt, 2018