“Delta” erdhi në Shqipëri, a do të shtrëngohen masat? Komiteti merr vendimin

schedule13:15 - 26 Korrik, 2021

schedule 13:15 - 26 Korrik, 2021

Zv /ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi sot në mbledhjen e Komitetit Teknik se pavarësisht konstatimit të variantit “Delta” në Shqipëri, masat anti-covid nuk do të ndryshojnë.

U vu re që ka një rritje të lehtë të rasteve, shtrimet në spital vazhdojnë në nivele të qëndrueshme dhe më të ulëta në krahasim me rastet e reja dhe vazhdon që të mbetet numri i rasteve të shtruar dhe që kanë nevojë për kujdes spitalor janë të pavaksinuar. Rastet po rriten te personat që nuk janë vaksinuar.

Komiteti i Ekspertëve mendon se pavarësisht se është vërtetuar dyshimi për variantin Delta, mbrojtja është njëlloj dhe niveli i masave nuk ka asnjë arsye që të ndryshojë. Masat do të jenë po ato që kanë qenë më parë” tha ajo.

Profesori Dhimitër Kraja u shpreh se në spitalin COVID-1 janë 9 pacientë. “Në spitalin COVID-1 ndodhen 9 pacientë, gjendja e tyre është e kënaqshme pavarësisht se ka diferenca.

Nuk pacientë që janë vaksinuar më parë apo kanë kaluar sëmundjen, me përjashtim të një rasti, që ka bërë vetëm një vaksinë dhe atë e ka ndërprerë nuk e ka bërë dozën e dytë. Mosha vazhdon që të jetë mbi 69-72 vjeç. Situata është e mirë, nuk kemi pasur raste shumë të rënda, nuk ka pasur vdekje”.

Shefja e ISHP, Albana Fico kërkoi zbatimin e masave. ”Vaksinimi masiv i shoqëruar me masa, pasi të gjitha rekomandimet kanë kryefjalë të bisedës së tyre vaksinim, bashkërenduar edhe me masat.

Është një mundësi e shtuar për të kujtuar se nuk kemi përfunduar me pandeminë dhe nëse për një moment harruam se jemi në këtë situatë, qarkullimi i variantit tregon se nuk e kemi përfunduar këtë detyrë. Prandaj të gjithë ata që kanë shenja apo simptoma të karantinohen dhe ata që kanë nevojë për ndihmë të telefonojnë në numrin 127” tha ajo./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!