Delta dominon 75-80% në Greqi, mjekët: Të rinjtë të vaksinohen para se të shkojnë me pushime

schedule10:51 - 26 Korrik, 2021

schedule 10:51 - 26 Korrik, 2021

Autoritetet shëndetësore në Greqi i bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të parandaluar përhapjen e Covid.

Ministri i Shëndetësisë, Vassillis Kikilias është shprehur se më të rrezikuar janë grupmoshat mbi 55-vjeç, duke i bërë thirrje që të vaksinohen.

Duke u ndalur tek sezoni turistik Kikilias ka thënë se të gjithë duhet të jenë të vaksinuar përpara se të shkojnë në ndonjë vend me pushime.

“Armiku më i mirë i virusit është vaksina, prandaj vaksinohuni”, ka thënë ai.

Referuar situatës në spitale ministri i Shëndetësisë theksoi se personeli shëndetësor i përkushtohet edhe sëmundjeve të tjera: “Të gjithë duhet të mendojmë se ka bashkëqytetarë që kanë kancer ose sëmundje të rënda”, është shprehur ai duke ripërsëritur që qytetarët të tregohen vigjilentë dhe të respektojnë masat e Covid.

I pyetur në lidhje me mutacionin Delta ai tha se ka dominuar me rreth 75-80% në të Gjithë Greqinë, dhe me mbi 90% në disa ishuj dhe zona turistike.

“Nëse një qytetar nuk vaksinohet rrezikohet nga varianti Delta”, ka thënë më tej Kikilias./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!