Teatri i kukullave këtë fundjavë sjell premierë shfaqjen “Delja e detit”. Pjesa shkruar nga Nelson Mulla përtej argëtimit përcjell mesazhe për mbrojtjen e natyrës dhe ambientit.
Ndotja e ambientit, stili i të jetuarit dhe të ushqyerit janë disa prej mesazheve që përcjell premiera e re e Teatrit të Kukullave shkruar nga Nelson Mullai. Për herë të parë në këtë shfaqje vijnë të kombinuar tre zhanre, kukulla, aktrimi dhe videoprojeksion në 3D.
Personazhi kryesor “Delja” vjen e jetësuar nga mjeshtra e kukullës Jorida Meta, e cila tregon se kjo dele është pak e rëndë, por e veçante dhe shënon risi në lojën me kukull. Pjesa është menduar të vijë sa më atraktive për fëmijët shpjegon Mullai. “Delja e detit” vjen premierë në skenën e Teatrit të Kukullave këtë fundjavë./abcnews.al