Delhi regjistron ajrin më të keq të nëntorit ndër vite

schedule09:18 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 09:18 - 1 Dhjetor, 2021

Kryeqyteti i Indisë, Delhi, ka regjistruar ajrin më të keq të muajit nëntor, në të paktën gjashtë vjetët e fundit, sipas të dhënave zyrtare.

Ky qytet ka regjistruar 11 ditë të ajrit të rëndë, në krahasim me 10 sa kanë qenë në nëntor të vitit 2016.

Të dhënat kanë treguar se banorët e Delhit nuk kanë pasur as edhe një ditë me kualitet të mirë të ajrit gjatë atij muaji.

Ekspertët kanë thënë se djegia e kashtës në vendet fqinje dhe festivali Divali kanë qenë mes shkaktarëve për këtë ndotje të ajrit në muajin nëntor.

Shifrat e këtij viti janë më të këqijat prej vitit 2015, kur ka nisur të mbledhë të dhëna Bordi Qendror për kontrollim të ndotjes.

Të dhënat satelitore nga agjencia amerikane e hapësirës, NASA, kanë treguar se kanë qenë 90,984 zjarre të ndezura në tri shtete – Punxhab, Harjana and Utar Pradesh – nga 1 tetori deri më 28 nëntor.

Nivelet e copëzave të vogla të ajrit që mund të depërtojnë në mushkëritë e njerëzve (PM2.5) janë shumë më të larta në Delhi, sesa e parasheh Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në disa studime ka rezultuar se thithja e ajrit toksik dëmton shëndetin e njeriut./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!