Delegacioni i BE-së: Nuk ka vend për dhunë në një protestë paqësore

schedule16:33 - 25 Maj, 2019

schedule 16:33 - 25 Maj, 2019

Në një deklaratë në rrjetet sociale delegacioni Bashkimit Europian dhe ambasadat e shteteve anëtare të BE-së në Shqipëri bën thirrje që e drejta për të protestuar të ushtrohet në mënyrë paqësore. Ata dënojnë aktet e dhunës dhe kërkon që të gjitha palët e përfshira të garantojnë sigurinë e protestuesve që do dalin në rrugëtr e Tiranës.

“Ne dënojmë aktet e dhunës që kanë ndodhur në protestat e mëparshme dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të protestës si dhe autoriteteve shqiptare që të sigurojnë që demonstrata e sotme të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Të gjitha palët e përfshira kanë përgjegjësinë për të garantuar sigurinë e atyre që janë në rrugët e Tiranës sonte. Nuk ka vend për dhunë në një protestë paqësore. Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë përgjegjësinë për të vepruar me vetëpërmbajtje, edhe nëse provokohen”, shkruhet në deklaratën e delegacionit.

BE bën thirrje që të gjitha palët t’i shtrohen dialogut për të gjetur një rrugëdalje nga situata politike ku ndodhet e vendi.

“Për të mirën e qytetarëve shqiptarë, shumica e të cilëve dëshiron të shohë që vendi të bëjë përpara me procesin e reformave dhe të ecë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbështeten në ofertën ekzistuese për dialog me synimin për të gjetur një rrugëdalje nga situata aktuale politike si një çështje urgjente”, mbyllet deklarata e delegacionit të Bashkimit Europian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!