Një nga betejat më të ashpra. E tillë etapa e 19-të e Xhiros së Italisë në Alpet e Europës, pas së cilës Fanella Rozë duket edhe më fort e veshur në trupin e liderit të garës së madhe të çiklizmit.
Isak Del Toro, jo vetëm arriti të mbrohej nga sulmet e rivalit të tij tashmë të vetëm, Riçard Karapaz, por edhe u tregua më I fortë.
Në 166 kilometra me pesë ngjitje malore të vështira, nga Biela në Shampolyk, fitues doli francezi Nikolas Prodhomë, ndërsa Del Toro e Karapaz arritën së bashku me finish.
Meksikani është vetëm 21 vjeç dhe duket se po del ylli I ri jo vetëm I Xhiros, por edhe I çiklizmit në tërësi, diçka që do të shihet më mirë në Turin e Francës, ku do të marrë pjesë elita e këtij sporti, me në krye sllovenin Tadej Pogaçar.
Ishte mundësia e parafundit që ekuadoriani të parakalonte në renditje Fanelën Rozë, por nuk qe e thënë.
Edhe pse Karapaz sulmoi 7 kilometra para cakut, Del Toro I qendroi pranë, madje fitoi dy sekonda në sprint.
Kryesuesi ka 43 sekonda epërsi ndaj rivalit, në një kohë që britaniku Jejts mbeti edhe më prapa, dhe tani vonesa e tij është 1’21”.
Beteja e fundit do të jetë këtë të shtunë në Alpe, me ngjitjen përfundimtare në Kodrën e quajtur Kole dele Finestre, në majën që mban emrin e çiklistit mitik italian, Kopi, dhe që është 2 178 metra mbi nivelin e detit./abcnews.al