VAR është risia më e fundit në futboll dhe përdorimi i kësaj teknologjie ende nuk është përqafuar nga të gjithë dashamirësit e futbollit.
Edinson Cavani është totalisht kundër. Ai shprehet se VAR po e prish shijen e futbollit dhe ironizon kur flet për pozicionin jashtë loje.
“VAR heq hijeshinë dhe thelbin e futbollit. Ti nuk e di pse një gjyqtar të akordon pozicion jashtë loje, apo edhe si funksionon. Është e vështirë.
Ti shënon gol dhe më pas duhet të presësh dy minuta për të festuar. Ose akoma më keq, feston dhe ai të anulon golin sepse thoi jot pse flokët ishin në pozicion jashtë loje”, u shpreh Cavani. /abcnews.al