Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka rezultuar negative pasi iu nënshtrua testit për Covid-19.
Ajo njoftoi rezultatin e testit nëpërmjet një statusi në Twitter.
I am glad to communicate that my latest test result is negative. I took the test yesterday.
Thank you for your messages of support. Stay safe.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 21, 2020
“Jam e lumtur t’ju njoftoj se rezultati i testit tim të fundit për koronavirus është negativ. Dje bëra testin. Faleminderit për mbështetjen tuaj. ” Kujdesuni për veten, tha ajo.
Komisioneri Eric Mammer tha dje se Ursula von der Leyen ishte në Gjermani por nuk tha kur do të kthehej në Bruksel.
Von der Leyen u largua nga samiti të enjten e kaluar duke u vetizoluar, pas konfirmimit se një anëtar ishte diagnostikuar me COVID-19./abcnews.al