Dalja nga shtrati e përroit që kaloi mes përmes qytetit të Laçit shkaktoi dëme të mëdha.
Uji vërshoi në disa zona duke përmbytur katet e para teë banesave dhe bizneseve.
Rrugët e lagjeve nr. 1, nr. 2 dhe zona e stacionit të Trenit në Laç janë mbuluar nga uji.
Drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët ende qarkullojnë me vështirësi në hyrje dhe në dalje të Laçit.
Ujërat që zbresin nga malet kanë bllokuar kanalet dhe prurjet e mëdha janë shkarkuar në të gjithë qytetin./abcnews.al