Del nga shinat treni që transportonte etanol në Minesota, evakuohen shtëpitë

schedule14:50 - 30 Mars, 2023

schedule 14:50 - 30 Mars, 2023

Një tren që transportonte kimikate të ndezshme doli nga shinat  dhe mori flakë në Minesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mediat e huaja bëjnë me dije se 14 nga 40 vagonët e trenit kishin materiale të rrezikshme, mes tyre edhe etanol, i cili pas lëshimit shkaktoi një zjarr të gjerë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se të të gjithë banesat që ndodhen afër hekurudhës në Raymond, Minesota, janë evakuuar. Për momentin nuk raportohet për të lënduar , sipas zyrës së sherifit lokal.

Ndërkaq sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Minesotës, nxjerrja nga shinat e trenit me etanol ndodhi rreth orës 1:00 të mëngjesit të së enjtes, ndërsa menaxheri i përgjithshëm i BNSF Railway, një nga hekurudhat më të mëdha të mallrave në Amerikën e Veriut, tha që mbante një ngarkesë të përzier./abcnews.al