Një tren që transportonte kimikate të ndezshme doli nga shinat dhe mori flakë në Minesota të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mediat e huaja bëjnë me dije se 14 nga 40 vagonët e trenit kishin materiale të rrezikshme, mes tyre edhe etanol, i cili pas lëshimit shkaktoi një zjarr të gjerë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se të të gjithë banesat që ndodhen afër hekurudhës në Raymond, Minesota, janë evakuuar. Për momentin nuk raportohet për të lënduar , sipas zyrës së sherifit lokal.
?#BREAKING: Train carrying Ethanol has Derailed causing it to explode Prompting Immediate Evacuation Orders for Residents within Half-Mile Radius ⁰
?#Raymond | #MinnesotaEmergency officials have issued an urgent evacuation notice for Raymond City, Minnesota, following a… pic.twitter.com/HljsrnA8gG
— R A W S A L E R T S (@rawsalerts) March 30, 2023
Ndërkaq sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Minesotës, nxjerrja nga shinat e trenit me etanol ndodhi rreth orës 1:00 të mëngjesit të së enjtes, ndërsa menaxheri i përgjithshëm i BNSF Railway, një nga hekurudhat më të mëdha të mallrave në Amerikën e Veriut, tha që mbante një ngarkesë të përzier./abcnews.al